Një 60-vjeçar është zhdukur dhe ka humbur kontaktet me familjarët në Lushnjë.
Ka humbur Rako Pupi, nga fshati Kemishtaj, i cili për herë të fundit është parë në plazhin e Divjakës dhe më pas i ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Familjarët kanë kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, madje dhe kanë vendosur në dispozicion numrat e telefonit për të lajmëruar nëse ndodh që të keni informacion për personin në foto.