Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami deklaroi sot se qytetari nuk do ketë asnjë kufizim të aksesit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Në nisjen e punës së këtij institucioni të ri të drejtësisë që solli harta e re gjyqësor, Llagami tha se nuk do ketë më dështim të seancave dhe se e vetmja pengesë për qytetarin është se nuk do ta ketë gjyqtarin të aksesueshëm.
Hyn në fuqi Harta e re Gjyqësore: Nga sot Apeli i Tiranës do të ketë 78 gjyqtarë!
Ajo theksoi se çdo çështje që ka filluar gjykimin në Gjykatat e dikurshme të Apelit, do vazhdojë gjykimin, janë 1868 çështje që vazhdojnë proceset gjyqësore.
“Janë 27 mijë çështje që janë bashkuar për shkak të zhvillimeve që kemi bërë dhe teknologjisë së informacionit, kanë emigruar dhe janë gati për t’u rishortuar në trupën gjyqësore prej 25 vetash. Sipas llogaritjeve, çdo gjyqtar i kësaj gjykate do të ketë rreth 1080 çështje. Pra, çdo gjyqtar këtu ka më pak çështje se sa ka një gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë që ka shkuar në 1500 çështje. Që do të thotë që puna që ne do bëjmë këtu dhe mbështetja që do të kemi këtu padyshim që do ketë një impakt të madh në uljen e dosjeve dhe dhënien e shërbimeve për qytetarët”, deklaroi ajo.
Sipas Llagamit, nga ana e KLGJ janë marrë masa për një staf administrativ gjyqësor. Kryetarja e KLGJ deklaroi se nuk do kemi asnjë kufizim edhe të aksesit në gjykatë për qytetarin.