-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Portin e Durrësit ia dorëzoi Alabarit, Rama kthen sytë nga Porto Romano

Kryesoret

Dy ditë pasi vulosi përfundimisht koncesionin për portin e Durrësit, qeveria ka nisur punën për ndërtimin e projektit në Porto Romano. Kryeministri Edi Rama u shpreh se porti tregtar në Porto Romano do të jetë një nga veprat më strategjike për Shqipërinë e për rajonin. Kreu i qeveria tha se janë 40 kompani të interesuara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Durrës.

Ky është një prezantim shpjegues me përfaqësues të një numri të madh kompanish dhe institucionesh financiare ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano që do të jetë një nga veprat më strategjike për Shqipërinë e për rajonin. Një projekt që ka zgjuar një interes të madh dhe që jemi të vendosur për ta jetësuar.

Të jeni të bindur se edhe pse në fund vetëm një kompani do të fitojë, kjo do të ndodhë si rezultat i një procesi që do ju bëjë të riktheheni në Shqipëri me shumë më tepër siguri dhe respekt sesa keni ardhur herën e fundit. Kur e kam ndjekur për herë të fundit projektin, jam habitur sepse më është dukur sikur po prezantonte një atelie të rilindjes në Firence” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit