-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ramush Haradinaj: Aleanca me Amerikën është jetike për Kosovën!

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë amerikan në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ka takuar sot kongresistin amerikan, i njohur si mik i shqiptarëve, Ritchie Torres.

“Nder i veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ShBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat”, shkruan Haradinaj.

Kryetari i AAK-së u shpreh takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

“Në takim shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat, atë të sigurisë, politikës së jashtme dhe shkëmbimit ekonomik. Po ashtu, ftova kongresmenin Torres në Kosovë për vizitë”, shtoi ai.

Ai shprehet se Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme.

“Aleanca e jonë me Ameriken është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë. Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat me të cilat ballafaqohet”, theksoi Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit