Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç disa ditë më parë deklaroi se Kosova i është marrë Serbisë.
Por Milanoviç ka reaguar sërish duke thënë se deklartata e tij janë keqkuptuar dhe se se Kosova njihet ndërkombëtarisht dhe se Serbia duhet të njohë pavarësinë e saj.
“Nuk jam dëgjuar me Vuçiqin. Është mirë që tani e ka kuptuar se fillimisht duhej ta studiojë deklaratën time. Sepse është e qartë se nuk ka reaguar në atë të parën.
Mesazhi im për ekipin në Serbi… Tugjmani ka thënë se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë. Ka kohë që ajo nuk është më çështje e brendshme e Serbisë. Prandaj u them tabloidëve serbë “pa entuziazëm, ju lutem”.
Dua që Serbia të shohë perspektivën e saj perëndimore. Serbia ka mbetur pa Kosovën. Ka mbetur pa të në luftë. Kosova është njohur. Unë shkoj përreth duke u thënë të tjerëve ta njohin Kosovën. Që Serbia të vijë në Perëndim, disa gjëra duhet të ndryshojnë. Serbia do ta kuptojë se është një dashnore e mashtruar.
Rusia po përpiqet diçka me Ukrainën dhe do të duhet ta njohë Kosovën. Serbia po i pengon Rusisë. Serbia do të duhet që disi ta njohë Kosovën dhe kjo nuk do t’i pëlqejë. Plani i Amerikës për Kosovë”