Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë katër ditë pasi solli në jetë foshnjën në Maternitetin e ri “Koço Gliozheni”. Lindja ka qenë në mënyrë natyrale të shtunën.
Pas lindjes 29-vjeçarja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka qëndruar në spital për 24 orë. Më pas ka dalë.
Në shtëpi ka shfaqur probleme dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar, por ditën e sotme ka humbur jetën.
Brenda 24 orëve ky është rasti i dytë. Dje në Elbasan një 34-vjeçare ndërroi jetë pas lindjes.