Policia e Tiranës njoftoi sot janë hequr 65 kamera të tjera ndërsa 9 persona janë nën hetim. Në total në Tiranë janë hequr 220 kamera spiune dhe nën hetim janë 44 persona.
Në zbatim të këtij plani operacional kamerat janë hequr në Rrugën e Vilave, “Azem Hajdari”, “Azem Galica”, “Europa”, “Sabri Preveza”, “Sarina”, “Staf Melani”, “Ali Kelmendi”. Mes personave që po hetohen janë Endrit (Indrit) Dokle, Julian Malutaj, Aurel Penci dhe Ismet Kumarakaj.
Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit, doli nga burgu më 14 janar 2020. Vitin e kaluar emri i tij u rikthye në skenë, pasi Nuredin Dumani ka treguar para hetuesve se Ervis Martinaj i ka ofruar 500 mijë euro për ta vrarë, por ky i fundit tha nuk e ka pranuar.
“Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët, 100 mijë, doja konflikt me Ervis Martinajn” mësohet se është shprehur Dumani në rrëfimin e tij. Dumani ka thënë në SPAK në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ se marrë porosi nga Martinaj për ta vrarë Doklen në këmbim të shumës prej 500 000 eurosh në total.