-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hape derën, policia”, terrorizohet një familje në Lezhë

Kryesoret

Një grua së bashku me dy fëmijët e saj të mitur kanë përjetuar terror pasi banesa e tyre u kontrollua në mëngjes herët nga disa persona të cilat kishin thënë se ishin policë.

Kristina Gjinaj e zonja e shtëpisë ka thënë për mediat se ka dëgjuar të bërtiturat e policisë dhe ka parë fëmijët e traumatizuar dhe të shtrirë për tokë, ndërkohë pas ikjes se tyre ka mësuar se janë nga FNSH-ja e Shkodrës.

Pas largimit të policisë, ajo ka lajmëruar bashkëshortin që ndodhej si punëtor në Mal të Zi duke i kërkuar që të kthehej për shkak të frikës që kishin përjetuar dhe traumës që kishin fëmijët e tyre 14 dhe 16 vjeç.

Artan Gjinaj është kthyer menjëherë dhe ka kërkuar shpjegime, por që ende nuk i ka marrë.

Kanë prish gardhin dhe kanë hyrë brenda. Kanë dashur të thyejnë dritaren dhe kanë rrethuar vendin. Kanë kontrolluar sipër, dy dhomat e gjumit që i kam sipër. Kanë terrorizuar vajzën, gruan dhe djalin”, tha ai.

Familja ka bërë denoncim në policisë e Lezhës të cilët janë shprehur se nuk kanë dijeni  dhe nuk ishin pjese e operacionit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit