-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DETAJET/ Hyri me kallashnikov në bankë, policët privatë neutralizojnë 58 vjeçarin

Kryesoret

Zbardhen detaje nga tentativa e grabitjes së një banke të Nivelit të Dytë në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Sipas burimeve jozyrtare bëhet me dije se autori i dyshuar, shtetasi Bardhyl Fusha, ka hyrë në bankë i armatosur, ndërkohë që policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë.

Mësohet se punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë mbyllur personin në fjalë brenda derës së filalit të FIBank, duke e zënë kështu në kurth.

58-vjeçari ka tentuar të bëjë manovrën e tij, duke qëlluar një herë me armë në dysheme, por xhamat e bankës kanë qenë të blinduar, siç ndodh gjithmonë në institucione të tilla financiare.

Më pas ka qenë policia që ka bërë të mundur arrestimin e tij. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë të lënduar. Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit