Bordi i ngritur nga qeveria është mbledhur sërish sot për të ndryshuar çmimet e karburanteve. Nafta do të shitet me 195 lekë, 5 lekë më pak se dje. Benzina ka pësuar një ulje me vetëm 2 lekë dhe do të shitet me 187 lekë. Çmimi i gazit do të jetë 71 lekë/litri, 2 lekë më shumë se dje.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 98 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.