-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë zbuloi? Prokuroria reagon për arrestimin e zyrtares dhe pastruesen

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi ka dhënë detaje për arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi mbrëmjen e së premtes 3 shkurt, teksa deklaron se hetimet në lidhje me ketë rast janë komplekse dhe në vijim. Ato bëjnë me dije se “Vijojnë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë çdo person të përfshirë”.

“Në vazhdën e hetimeve dhe akteve hetimore të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë rezultuar fakte e rrethana që përbëjnë elementë të veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal. Sa sipër, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme të bazuara në prova, është bërë ndalimi i shtetases Alda Klosi, e vënë nën hetim për konsumimin e elementeve të këtyre veprave penale.

Hetimet në lidhje me ketë rast janë komplekse dhe në vijim, duke garantuar se Prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, dhe vënien përpara përgjegjësisë te çdo personi të përfshirë në të” deklaron organi i akuzës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit