-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Distria Krasniqi nuk ndalet me triumfet në xhudo, fiton medaljen e artë në Paris

Kryesoret

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka shkëlqyer sot në Grand Slamin e Parisit.

Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo.

Në finale ajo e mundi xhudisten hungareze, Reka Pupp duke e dominuar atë nga fillimi deri në fund.

Ajo pati një performancë të mirë që në fillim të kompeticionit.

Krasniqi e kaloi pa luftë raundin e parë kurse në të dytin e mundi spanjollen, Marina Castello Diez.

Në çerekfinale kampionia olimpike mundi mongolezen, Sosorbaram Lkhagvasuren

Në gjysmëfinale, Krasniqi ishte më e mirë se francezja Amandine Buchard.

Përveç, Distria Krasniqit sot garuan edhe Flaka Loxha dhe Laura Fazliu, por që nuk shkuan më shumë se deri në raundin e tretë.

Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka, që e mbyll garimin e ekipit kosovar në këtë Grand Slam.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit