-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I fort si gjtihmonë”, Lushtaku dhe gjeneral Rama vizitojnë Hashim Thaçin në Hagë

Kryesoret

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës si dhe nënkryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar këtë të shtunë në Hagë ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Lushtaku ishte i shoqëruar edhe nga gjenerali dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama dhe bashkëluftëtari i tyre, Hisni Thaçi.

“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi”, ka shkruar ai në Facebook.

Lushtaku shtoi se Thaçi bashkë me ish-luftëtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë.

“I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të 2020-s.

Ata akuzohen se kanë kryer krime dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit