-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova anëtare e INTERPOL, kërkohet koordinim me aleatët ndërkombëtarë për aplikim

Kryesoret

Në vitin 2018 Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL por nuk u pranua për shkak të votave.

Ata morën përkatësisht 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime.

Që nga ajo kohë nuk është ndërmarrë ndonjë hap për aplikim në këtë mekanizëm.

Policia e Kosovës thotë se i plotëson të gjitha kriteret, por që aplikimi është në duart e ministrive.

“Policia e Kosovës plotëson të gjitha kriteret teknike dhe profesionale dhe është e gatshme për të qenë pjesë e INTERPOL-it. Ndërsa, çështjet e procesit të aplikimit nuk bien në domenin e PK-së dhe duhet adresuar në ministritë përkatëse”, thonë nga PK-ja.

Televizioni ka tentuar të marrë informacione rreth ecurisë së kësaj çështjeje, por nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë kthyer përgjigje.

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj tha se anëtarësimin në këtë organizatë e lidhë me dialogun me Serbinë.

“Nuk shoh ndonjë lëvizje progresive drejt anëtarësimit në INTERPOL pa pasur përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është fatkeqësi e madhe”, ka thënë ai duke shtuar se aplikimi duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë”, thotë Qalaj.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi tregon se mosanëtarësimi në INTERPOL i shkakton probleme Policisë së Kosovës.

“Kosovës i sjell shumë probleme në kuptimin se edhe pse kemi qasje në INTERPOL përmes zyrës së UNMIK-ut, por ai është një proces i ngadaltë dhe nuk tregon subjektivitetin e duhur të Kosovës”, thotë Ibishi.

Interpoli është organizata më e madhe e policisë globale e përbërë nga 194 vende anëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit