Policia e Durrësit ka arrestuar një të riu që akuzohet se u vodhi qytetarëve të ndryshëm 11 biçikleta gjatë këtij viti. Ai është A. T., 34 vjeç, banues në Durrës.
34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Më pas ua shiste më pas biçikletat e vjedhura persona të ndryshëm.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.