-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq në Austri, orteku vret 3 persona

Kryesoret

Tre persona kanë vdekur në Austrinë perëndimore brenda 24 orëve pasi ortekët goditën rajonin dhe autoritetet po paralajmërojnë banorët dhe turistët për rreziqet e shtresave të paqëndrueshme të borës.

Një zëdhënës i policisë  tha për AFP se një “amator i sporteve dimërore” u vra sot në Kaltenbach, pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes së tij.

Sipas agjencisë austriake APA, bëhet fjalë për një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, i cili po bënte ski jashtë pistes.

Të premten, një 32-vjeçar kinez humbi jetën pasi doli nga pista për shkak të një orteku në resortin e skive Zelden.

Herët në mëngjes, një tjetër skiator i zhdukur prej ditës së djeshme është gjetur i vdekur, i zhytur në dëborë, në zonën fqinje të Voralberg. Sipas APA, bëhet fjalë për një burrë rreth të 50-tave.

Ditët e fundit rreziku i ortekëve është rritur në Tirol dhe Voralberg për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të vazhdueshme të borës.

Shërbimet e mbrojtjes civile në këto zona u bënë thirrje të gjithë entuziastëve të sporteve dimërore që të jenë tepër të kujdesshëm, por ngritja e nivelit të gatishmërisë në 4 (në shkallën pesëpikëshe) nuk i ndaloi shumë turistë aventurierë të dilnin jashtë pistes.

Sot janë organizuar edhe shumë operacione shpëtimi, në kushte të vështira.

Pushimet shkollore të shkurtit kanë nisur në Vjenë dhe vendpushimet e skive janë mbushur plot, pas një periudhe vyshkjeje, kryesisht për shkak se në fillim të sezonit, për shkak të motit të mirë, nuk kishte borë në lartësi të ulët dhe mesatare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit