Alda Klosi është vënë në prangat e policisë së Tiranës mbrëmjen e së premtes. Ish-zyrtarja është arrestuar nën dyshimin e pastrimit të parave. Në Dhjetor sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin Havier Dobi grabitën 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë.
Nga kontrolli në shtëpinë e Rozeta Dobit, policia gjeti po ashtu edhe një shumë prej mbi 400 mijë eurosh të tjera, të cilat Dobi tha se i përkisnin Klosit.
Megjithatë kjo e fundit e ka mohuar. Ish-zyrtarja po ashtu ka deklaruar se 120 mijë eurot e grabitura në shtëpinë e saj ishin të xhaxhait që jetonte në Amerikë, cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Por pastruesja ka folur duke treguar versionin e saj dhe çuar pas hekurave zyrtaren. “M’i la t’i fshihja. Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi”, mësohet të ketë thënë ajo. Prokuroria ka kryer hetime intensive për të zbuluar origjinën e parave.
Në burg me pastruesen! Si e kaloi natë e parë në qeli dhe çfarë tha para arrestimit?