-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në burg me pastruesen! Si e kaloi natë e parë në qeli dhe çfarë tha para arrestimit?

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme u arrestua me akuzën e pastrimit të parave Alda Klosi alias “Çiko”, ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt. Ish-zyrtarja mbrëmë u mbajt në drejtorinë e policisë Tiranë për disa orë më pas u çua në paraburgim. Pas rreth një muaji hetime, Klosi ka të njëjtin fat me pastruesen dhe djalin e saj, të tre në qeli.

Pastruesja personale e Alda Klosit, Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi arriti të vjedhë ne dhjetor 2022 një shumë të konsiderueshme nga banesa e saj që besohet se është 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë flori, që dyshohen se i përkasin zyrtares Alda Klosit.

Pastruesja i mori 120 mijë Euro! Arrestohet zyrtarja e Kryeministrisë

Zyrtarja ka pranuar se të sajat janë vetëm 120 mijë euro që ia kishte lënë xhaxhai, i cili vdiq disa javë më parë. Arrestimi i saj dyshohet se erdhi pas një rrëfimi të pastrueses Rozeta Dobit.

Alda Klosi Alias Çiko është verifikuar për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mosdeklarim të pasurisë” pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive në Tiranë.

Por çfarë thoshte Klosi në ditët e para të skandalit? “5pyetjet.al” ju risjell edhe njëherë intervistën e parë dhe të vetme që Klosi dha dhe mënyrën si u justifikua, por në fund përfundoi në qeli me pastruesen dhe djalin e saj.

Foli pastruesja? Detajet dhe pikëpyetjet që arrestuan zyrtaren e Kryeministrisë

Intervista e plotë e Alda Klosit për “5pyetjet.al” dhënë në datë 8 Janar 

Zonja Klosi, si është e vërteta e grabitjes?
Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë.

Sa kohë kishit që e kishit punësuar pastruesen?
E kisha punësuar prej 5 vitesh. Ajo ka bërë masakër në hapjen e derës. Ka inskenuar një skemë llahatari.

Si e zbuluat?
Nga kamerat.

Çfarë tregojnë kamerat?
Ka inskenuar vjedhjen. Banesa është hapur me çelës. Por ajo e inskenoi. Kishte inskenuar sikur ishte grabitje. Hedhur rrobat, shqyer dollapi.

Dyshimet i kishit ju që e orientuat policinë te pastruesja?
Jo, fare nuk më shkoi mendja. Por ngaqë ishin bërë disa grabitje në banesa. Jam ndjerë shumë keq. Më ka lënë një shije shumë të keqe. Plus edhe momenti, situata e rënduar, kam xhaxhain duke vdekur. Ato kanë qenë lekë për kurimin e tij.

Nuk më ka shkuar mendja te ky person. Kjo grua ka punuar në 20 shtëpi të tjera prej shumë vitesh. E kanë kapur kamerat. Unë erdha kastile nga Amerika me urgjencë. Erdha pardje, shkova në polici dhe bëra denoncimin.

Policia bëri një punë të palodhur. Ky njeri përbën një rrezik publik. Sa shumë familje mund të jenë dëmtuar. Sepse ajo punonte në shumë banesa. Por me denoncimin që bëra i bëra një të mirë komunitetit.

Sa është shuma që pastruesja ju ka marrë ju?
Shuma që sot njoftoi policia se ka sekuestruar nuk ka lidhje me mua. Vetëm shuma e djeshme. (58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë).

Ajo e ka pranuar vetë që i ka marrë. Madje shumën e kam të deklaruar. Se po të ishte e kundërta nuk e bëja denoncimin. Shuma tjetër që është zbuluar sot nga policia mund të jetë marrë në shtëpi të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit