Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton anulimin e udhëtimeve drejt Barit për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin. Operimi i tragetit të linjës Durrës -Ankona-Durrës do vijojë normalisht.
Për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës. Situata meteorologjike detare pritet që të përmirësohet ditën e hënë.
Njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme Detare
Në bazë të parashikimit të situatës hidrometeorologjike për vendin tonë për datën 04 -06 Shkurt 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar pasditen e dates 04.02.2023 përgjatë gjithë bregdetit Shqiptar.
Era do të jetë me drejtimin Veri, në forcën 7bft deri 8bft dhe me shpejtësi mbi 30m/s , lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra.
Situata në portet dhe radat për datën 04.02.2023 paraqitet si më poshtë:
▶️Në portin Durrës tragetet që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen ditën e sotme nga të dyja portet respektive. Ndërsa operimi i tragetit të linjës Durrës -Ankona-Durrës do vijojë normalisht.
▶️Në Portin e Vlorës linja Vlorë-Brindisi-Vlorë do të funksionojë normalisht.
▶️Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme do funksionojnë noramalisht .
▶️Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme.
Situata meterologjike detare pritet që të përmirësohet ditën e hënë.
⛔️Për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.