-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre akuza! Policia reagon për arrestimin e zyrtares së Kryeministrisë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi mbrëmjen e djeshme. 41-vjeçarja arrestohet për tre vepra penale; fshehje e të ardhurave, pastrim parash dhe kallëzim të rremë. Klosi u arrestua pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi që deklaroi se paratë nga shtëpia e zyrtares nuk i vodhi, por i mori sepse sipas saj ia kërkoi vetë 41-vjeçarja për të bërë më pas fajtor burrin me të cilin ishte drejt divorcit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen Alda Klosi (Çiko), 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” deklaron policia.

Rozeta Dobi deklaroi se paratë ia kishte dhënë vetë Klosi për t’i ruajtur. “Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

Kush i solli? Pastruesja rrëfen sherrin e Klosit me burrin: Lekët vinin me çanta

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit