-sidi education-spot_img
24.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, policia zbulon një automjet të dytë të dyshuar

Kryesoret

Hetimet për ekzekutimin e biznesmenit 43-vjeçar Mondi Mehalla (i njohur edhe si Edmond Hyka) në Elbasan po zgjerojnë pistat, pasi krahas “Audi”-t të djegur të gjetur në Mirakë, policia ka sekuestruar edhe një automjet tjetër të dyshuar në Durrës. Dyshohet se ky mjet mund të jetë përdorur nga autorët gjatë arratisjes ose në fazat përgatitore të atentatit.

Të dy automjetet po i nënshtrohen analizave të specializuara kriminalistike për gjurmë dhe prova të tjera që mund të ndihmojnë në identifikimin e ekzekutorëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35 të së dielës, kur Mehalla u gjet i qëlluar për vdekje me tre plumba brenda makinës së tij, pranë biznesit në Unazën Jugore. Hetuesit dyshojnë se sulmi ka qenë profesionist, pasi dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.

Policia ka shoqëruar mbi 15 persona dhe ka ngritur postblloqe në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe të gjitha konfliktet e mundshme të viktimës. Një përplasje e ndodhur pak ditë para vrasjes po konsiderohet si një nga pistat kryesore të hetimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, vijon punën për të zbardhur motivin dhe për të identifikuar autorët, të cilët deri tani mbeten të paidentifikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit