-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sektori i transportit nuk del nga kriza

Kryesoret

Dy vjet pas pandemisë, transporti detar dhe tokësor i pasagjerëve vijon të jetë në krizë, për shkak të rënies së fluksit të udhëtarëve në raport me periudhën para krizës.

Operatorët e kompanive detare pohojnë se rënia e fluksit për ta është ndikuar nga konkurrenca e çmimeve të avionëve low cost, ndërsa për agjencitë e transportit me autobusë ndërqytetës dhe jashtë Shqipërisë, rënia ka ardhur nga largimet masive të popullsisë.

Kompanitë e këtyre sektorëve kërkojnë ulje të tarifave dhe vijimin e subvencionit për lehtësim kostosh. Ndërsa transporti ajror i pasagjerëve ka tejkaluar nivelet e para pandemisë.

Drejtues të agjencive të udhëtimeve theksojnë se faktori kryesor në rritjen e numrit të udhëtarëve me linjat ajrore janë çmimet konkurruese, kryesisht të linjave ajrore low cost, në raport me biletat e tragetit. Transporti i mallrave shfaqet me rënie, si nëpërmjet porteve, ashtu edhe me kamionë.

Arsyeja kryesore e rënies së volumit është tkurrja e konsumit nga shtrenjtimi i çmimeve. Tendenca pritet të vijojë edhe për gjatë 2023./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit