-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre makina me emigrantë! Policia ngre pritë, dy zhduken në errësirë! I treti në “Rrjetë”

Kryesoret

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim me akuzën e trafikut të emigrantëve drejt vendeve të BE-së, të cilët përdorin Shqipërinë si trampolinë. Në kuadër të operacionit “Rrjeta” u arrestua D. S., 42 vjeç dhe u shpallën në kërkim A. Gj., 48 vjeç dhe R. S., 30 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

Në fshatin Vukpalaj, Kastrat, nga 3 automjete kanë zbritur 16 emigrantë të cilët po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së. Sapo janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, 2 nga automjetet janë larguar me shpejtësi dhe drejtuesi i automjetit të tretë, ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, ka mundur t’u shmanget shërbimeve.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe në lagjen “Dobraç”, kanë bërë të mundur ndalimin e njërit prej automjeteve që transportonte emigrantë dhe arrestimin në flagrancë të D. S. Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të A. Gj. dhe R. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit