Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një shkrim të një gazetareje, ku sipas tij tregohet se kompanitë ruse fituan tenderat për fushat e naftës në Shqipëri, pas takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Në analizën e gazetares përmendet edhe një rast ku nga 9 firma që ishin në garë për një tender për shfrytëzimin e puseve të naftës, fitoi një kompani e lidhur me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, që janë pjesë e dosjes “McGonigal” si personat “A” dhe “B”.
Ajo ngre pyetjen retorike nëse në tenderin e dhënë ka prevaluar parimi i garës së hapur apo porosive me dyer të mbyllura, për të treguar interesat e fshehta ruse në fushat e naftës në Shqipëri.