Përfaqësuesi i kryeministrit britanik kur i kërkuam të komentonte morinë e publikimeve në shtypin britanik që flasin për një dështim të plotë të Brexit u shpreh se kanë bërë hapa të mëdhenj përpara duke përfituar liri nga largimi nga BE.
“Ne arritëm përhapjen më të shpejtë të vaksinës në Evropë. Ne kemi marrëveshje me më shumë se 70 vende. Ne kemi rifituar kontrollin e kufijve tanë dhe po hartojmë një kurs si një komb i pavarur me besim”, tha përfaqësuesi i Rishi Sunak.
Javën e kaluar u mbushën tre vjet që kur Britania e Madhe u largua nga BE. Qëndrimi zyrtar i qeverisë mund të tentojë të paraqesë një imazh pozitiv, por realiteti e mohon kategorikisht.
Sipas një analize të Bloomberg Economics, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është tkurrur me 4% për shkak të Brexit.
Vlerësohet se burokracitë shtesë në eksporte, vonesat në përpunimin e transaksioneve, vështirësia në rekrutimin e punëtorëve nga BE-ja, por edhe frika e investitorëve për atë që do të ndodhë më pas, ndër të tjera, i kushtojnë ekonomisë së vendit 100 miliardë paund.