Tre prej banorëve që konsideroheshin tashmë një grup brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi, Efi dhe Kiara mbrëmë u dërguan në nominim.
Nominimi erdhi nga Dea Mishel që iu dha kjo e drejt si privilegj pas fitores së lojës së inteligjencës që u zhvillua gjatë javës.
Kjo gjë ka revoltuar Luizin, i cili ka shpërthyer në ofendime madje edhe kërcënime ndaj saj, gjë për të cilën edhe iu tërheq vërejtja nga produksioni.