-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk zbatohet siguria juridike, prodhuesit e birrës do t’i drejtohen Kushtetueses

Kryesoret

Drejtuesi i Shoqatës së Prodhuesve Vendas, Stefan Pinguli pohoi se së shpejti ndryshimet në ligjin e akcizës do t’i dërgohen për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.

Më herët, prodhuesit nënvizuan se ndryshimi i nivelit të taksimit cenon drejtpërdrejt parimin kushtetues të “sigurisë juridike”.

“Sipas Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, për të kuptuar dhe për të zbatuar drejt këtë parim (parimin e “sigurisë juridike”), kërkohet, nga njëra anë, që ligji në një shoqëri të ofrojë siguri, qartësi dhe vazhdimësi, në mënyrë që individët t’u drejtohen veprimet e tyre në mënyrë korrekte e në përputhje me të dhe, nga ana tjetër, vetë ligji të mos qëndrojë statik nëse duhet. (Vendimi Nr. 10/2008).

Gjykata Kushtetuese ka pranuar cenimin e parimit të sigurisë juridike, por si një përjashtim i diktuar nga nevoja e një interesi më të lartë publik.

“Nëse paraqitet rasti që një rregullim ligjor ndryshe i një marrëdhënie ndikohet drejtpërdrejt nga një interes publik, me të gjithë elementet e tij thelbësore, ky interes do të ketë natyrshëm përparësi ndaj parimit të sigurisë juridike”. (Vendimi nr. 35/2007)”, argumentonin prodhuesit,” u shpreh gjykata.

Akciza për prodhuesit, me paketën e re fiskale, u rrit 18 lekë për litër. Nga 1 janari, çmimi i birrës malto arriti 870 euro për ton.

Kompania “Alfa”, që prej vitit 2019, prodhon në vend birrën e markës “Elbar”, në muajin dhjetor kur në komisione nisi shqyrtimi i ndryshimeve ligjore llogariti me çmimet e reja se sa shtohej kostoja.

Nga rritja e taksës dhe shtrenjtimi i lëndës së parë, problematika që tashmë po i vuajnë prodhuesit, kostoja vjetore shtohej 3,8 mln euro.

Ndërsa vetëm nga dyfishimi i taksës, kostoja shtesë llogaritej 2,5 mln euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit