Dalin pamjet e mjetit jashtë normave, udhëtimi i të cilit do të nisë mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt qytetit të Elbasanit.
Makineria gjigande ka mbërritur ditë më parë në portin më të madh në vend, ndërsa destinacioni final i saj është kompania Kurum, në Elbasan.
Bëhet fjalë për një transport të vështirë dhe të komplikuar, pasi makineria është jashtë përmasave të zakonshme dhe operacioni në fjalë është kompleks.
Më herët, policia e Durrësit doli me një njoftim zyrtar, ku u bënte apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim, pasi transporti do të jetë i ngadaltë dhe mund të shkaktohen pengesa për lëvizjen normale të mjeteve.
Policia: Duke nisur nga ora 22:00 pengesa në qarkullim në aksin Durrës- Elbasan