Prej 24 orësh, banorët e Njësive Administrative Buz e Luftinnje të bashkisë së Memaliajt janë pa energji elektrike në shtëpitë e tyre.
Rreth 4 mijë banorë të këtyre njësive administrative janë në errësirë totale prej dy ditësh. Për këtë ndërprerje nuk ka pasur asnjë informacion nga ana e OSHEE-së.
Bëhet me dije se shkak për mungesën e energjisë elektrike është bërë djegia e një transformatori në fshatin Kashisht.