Efi ishte e eliminuara e radhës mbrëmjen e kaluar e cila u largua nga shtëpia e Big Brother duke iu hequr mundësia për të fituar çmimin e madh.
Eliminimi erdhi si pasojë e nominimit nga Dea Mishel e cila u shpërblye me këtë dhuratë pasi fitoi sfidën e inteligjencës.
Përveç Efi ajo nominoi edhe 2 miqtë me të mirë të saj Luizin dhe Kiarën.
Teksa po i takonte të gjithë banorët pas eliminimit, Efi i tha Luzit se duhet ta fitojë lojën dhe e porositi që mos të përfshihej emocionalisht.
Një mesazh e pati edhe për rivalen e saj, Olta Gixharin e cila as nuk e takoi Efin kur po përshëndetej me banorët para se të largohej nga shtëpia.
“Ti duhet ta fitosh, ma premto, mos u përfshi emocionalisht. Ndërsa Olta ka për të dalë shumë shpejt,” i tha Efi Luizit.