Goditen 2 raste të modeklarimit të parave në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, konkretisht në Rinas.
Rasti i parë lidhet me një 33-vjeçar që kishte fshehur në trup 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte.
Procedohet penalisht dhe një shtetas malazez që nuk deklaroi 10 000 franga zvicerane dhe 800 euro.
Në vijim të veprimeve, shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.