Pas Sali Berishës, Belind Këlliçit, Flamur Nokës, Edmond Spahos dhe Edi Palokës, PS kër përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare edhe për 8 deputetë të PD-së me argumentin se kanë penguar zhvillimet në Kuvend duke bllokuar foltoren të enjten e kaluar.
PS kërkon përjashtimin për Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Në kërkesë PS thekson se demokratët ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli. Kërkesa u depozitua në Kryesinë e Kuvendit. Nuk priten surpriza për vendimin.