-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për rrugën “Ibrahim Rugova”! LDK tërheq votat që Veliaj të shpallet “Qytetar Nderi”

Kryesoret

Anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit kanë tërhequr votat për shpalljen “Qytetar Nderi” të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Shefi i Grupit të Kuvendarëve të LDK-së, Haziz Hodaj tha se votat janë tërhequr pasi që Veliaj nuk e ka trajtuar mirë figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, lidhur me rrugën në Tiranë.

“Veliaj e ka sakatuar kohët e fundit një rrugë me emërtimin Rugovës. Po ashtu një shtatore me vite qëndron në depo, prandaj e tërheqim votën për shpalljen e tij “Qytetar Nderi” i Prizrenit”, tha Hodaj.

Kuvendi i Prizrenit muajin e kaluar  ka miratuar kërkesën e kryetarit Shaqir Totaj që titulli “Qytetar Nderi” t’i ndahet kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, shkruan PrizrenPress.

Edhe Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës për të zëvendësuar emërtimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë duke e cilësuar të padenjë dhe të paudhë, “akt flagrant anti-politik e anti-kulturor këtë veprim të Rama-Veliajt”.

Por kryebashkiaku Erion Veliaj, mohon që të ketë një shkurtim të rrugës. Ai thotë se është bërë një saktësim i segmenteve dhe se rruga në nder të presidentit të Kosovës është zgjatur. “Faktet janë këto që Rruga është zgjatur dhe emërtimi i rrugës tjetër nga ‘4 shkurti’ është bërë ‘Dëshmorët e 4 Shkurtit” tha ai.

Debati/ PD: Veliaj i hoqi rrugës emrin Ibrahim Rugova

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit