Gjendet trupi i 21-vjeçarit Klevis Lleshi, banues në Burrel. Ai kishte humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 5 gusht të vitit 2020. I riu ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, por nuk iu gjet asnjë gjurmë.
Pak ditë më parë u gjet një trup i pajetë në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut Klevis Lleshi.
I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me hasmëri në këtë rast.
“E dorëzuan te hasmi”! Historia tragjike e të riut, i vranë të atin e xhaxhanë dhe e groposën