-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Instikti që nuk gënjen! Parandjenja e nënës dy vite më parë për djalin që u gjet i groposur

Kryesoret

Pas më shumë se dy vitesh merr fund misteri. Gjendet trupi i 21-vjeçarit Klevis Lleshi, banues në Burrel. Ai kishte humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 5 gusht të vitit 2020. I riu ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, por nuk iu gjet asnjë gjurmë. Pak ditë më parë u gjet një trup i pajetë në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut Klevis Lleshi.

Apeli i nënës së Klevis Lleshit
Unë dyshoj që djali im është marrë nga shoqëria e vet dhe është dorëzuar tek dora e hasmit. Ne kemi hasëm Ali Hoxhën nga Shtjefni dhe me banim në Mamurras. Ne jemi në hasmëri për arsye se djali i kunatit tim që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me djalin e kunatit, prej 12 vjetësh që ishte në Angli, dyshohet se thotë se ka vrarë djalin e Ali Hoxhës. A e ka vrarë a s’e ka vrarë ne nuk kemi asnjë lloj lidhje me të sepse prej 12 vitesh ne edhe në telefon nuk na ka marrë njëherë vetëm më ka pyetur sesi je” tha pas zhdukjes nëna e të riut.

Hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha
Të zhdukurit, Klevis Lleshi i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai, para shtëpisë. Po ashtu në vitin 2016, të riut i është zhdukur edhe një kushëri. Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia i gjallë brenda i personit të identifikuar si Afrim Hoxha, në makinën e tij në Britani, në vitin 2012. Fisi Hoxha ka pasur konflikte me persona nga familja Lleshi dhe kanë dyshuar që vrasjen makabre në Britani. Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë, Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel.

“E dorëzuan te hasmi”! Historia tragjike e të riut, i vranë të atin e xhaxhanë dhe e groposën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit