Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje kanë ofruar mëngjesin e kësaj të hëne liderët botërorë, të cilët u zgjuan me lajmin e tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë. Pamjet janë të tmerrshme.
Volkan Demirel deprem bölgesine acil yardım istedi. pic.twitter.com/mDkPKDtn9q
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) February 6, 2023
Trajneri aktual i klubit turk Hatayspor, Volkan Demirel ka kërkuar ndihmë mes lotëve në një video live në rrjetin e tij social.
Volkan Demirel, i cili është trajneri i Hatayspor, nuk ka mundur t’i kontrollojë lotët pas shkatërrimit në qytet dhe ka bërë thirrje për ndihmë.
Ai ka bërë thirrje që të gjithë të ndihmojnë me aq sa munden pas kësaj katastrofe natyrore.