Një ashensor i një pallati ka rënë nga kati i 5 në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh” pasi ka pësuar defekt.
Në ashensor ndodhej 56-vjeçari me inicialet S. K. dhe 55-vjeçarja me inicialet S. K. të cilët janë çift bashkëshortësh.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.
Si pasojë çifti është dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.