Familja Bleta nga Durrësi sot janë shtuar me trinjakë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Mësohet se trinjakët janë të shëndetshëm.
Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
“Gëzim i madh për familjen Bleta nga Durrësi, që gëzohen me trinjakë.
Nëna e tyre Iva ka veçse fjalë falenderimi e mirënjohje për kujdesin e jashtëzakonshëm të stafit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të tre djemve.”, shkruan Manastirliu.