-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Dhomës Amerikane: Shqipëria në listën famëkeqe të pastrimit të parave

Kryesoret

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço shpreh shqetësim dhe trishtim që pas 3 vitesh Shqipëria nuk ka bërë asnjë përpjekje për të dalë nga lista gri e Moneyval për pastrimin e parave.

“Kanë kaluar 3 vjet që kur Shqipëria u fut në listën famëkeqe gri të #Moneyval (Në lisën gri përfshihen vendet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave).

E trishtueshme që vendi vazhdon të jetë në këtë listë pa asnjë shenjë të qartë se kur do dali.  Tre vjet është kohë e gjatë për t’u harxhuar – progres i qartë duhej të ishte arritur ndërkohë.

Qëndrimi për një kohë të gjatë në listën gri të #Moneyval sjell probleme për stabilitetin financiar dhe reputacionin e një vendi.  Zakonisht rezulton me kosto më të larta të huasë sovrane, ulje të investimeve të huaja dhe dëmtim të imazhit të vendit në skenën ndërkombëtare.

Është koha të ndërmerren veprime përgjegjëse për të dalë nga kjo listë dhe të vendoset integritet financiar. #KohaPërVeprim, #IntegritetiFinanciar” shkruan ai. Amnistia fiskale është një tjetër nismë e qeverisë pritet që të përkeqësojë situatën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit