-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullohet nga detyra nënkomisari i policisë në Elbasan

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka njoftuar se nënkomisari me detyrë specialist trafiku urban dhe interurban/OPGJ pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Kujtim Ozuni është pezulluar nga detyra.

44-vjeçari dyshohet se ka shpërdoruar detyrën pasi në kundërshtim me rregullat ligjore të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale ka mbajtur dokumentet e mjetit të një të arrestuari, pa mbajtur procesverbal për sekuestrimin e sendit.

Të gjitha veprimet dyshohet se janë kryer me dashje direkte dhe kanë sjellë pasoja procedurale për një procedim penal, të vitit 2023, i cili është regjistruar më parë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Arrestimi i personit në fjalë ishte kryer për aksident, ndaj dokumentacioni dhe mjeti duhet të ishin në dispozicion të hetimit, por keto te fundit mbaheshin nga punonjësi i policisë pa procesverbal sekuestrimi.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit