-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rikthehet” sigurimi i detyrueshëm i shtëpive, përfshihet te projekti i BB

Kryesoret

Sigurimi i detyrueshëm i njësive rezidenciale (shtëpi) pritet që të kthehet edhe një herë për diskutim në tryezat e qeverisë duke shkuar ndoshta drejt miratimit edhe pse ka vite që mbetet pezull.

Të paktën këtë lë të kuptojë Banka Botërore në një dokument të sajin ku qeveria shqiptare ka kërkuar mbështetjen me 120 milionë dollarë për rritjen e qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e gjelbër.

Mes shumë aspekteve që lidhen me qëndrueshmërinë ku buxheti të mos gjendet në shok nga të papriturat që viteve të fundit nuk kanë munguar si tërmeti, pandemia, kriza, theksi vihet tek sigurimi i xhepave të veçantë, që përballojnë financiarisht këto nevoja.

Pra parashikimi i fondeve. Në këtë kontekst Banka argumenton disa nga aspektet që shërbejnë si shkaktarë apo nxitës të këtij projekti të madh ku sigurimi i detyrueshëm i shtëpive nga tërmeti dhe partneritetet publike private janë në vëmendje.

“Parashihet miratimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të pronave rezidenciale ndaj tërmeteve. Marrja parasysh e ndryshimeve klimatike në procesin e përzgjedhjes së menaxhimit të investimet publike siguron që projektimet e projekteve të jenë më të qëndrueshme kundër katastrofave natyrore dhe ndryshimeve klimatike.

Parashikohet miratimi i ndryshimeve në Ligjin PPP, duke harmonizuar PPP-në dhe kuadrin e prokurimit publik. Për sa i përket familjeve, kjo shtyllë mbështet sigurimin e tyre ndaj tërmeteve dhe ndihmon ata me aftësi të kufizuara dhe më të cenuarit për të përfituar nga rritja e efektivitetit të asistencës për aftësinë e kufizuar”, thuhet në dokumentin e Bankës.

I njëjti raport citon Fondin Monetar Ndërkombëtar në përmbledhjen e fundit për Shqipërinë të 2022-it ku thuhet se Shqipëria përjeton mesatarisht 0.8 fatkeqësi natyrore në vit, dhe kosto mesatare e mediane përkatësisht prej 0.6 për qind të PBB-së dhe 1.3 për qind të PBB-së për ndodhi(fatkeqësi)./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit