67-vjeçari Seit Murto nga Delvina i cili konsiderohej i humbur që nga mbrëmja e kaluar është gjetur sot.
Mësohet se ai ishte rrëzuar mbrëmë në një përrua në periferi të Delvinës dhe kishte mbetur i bllokuar aty.
Ai është gjetur sot në pas kërkimeve të të afërmve dhe banorëve të tjerë të Delvinës.
I moshuari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.