Turko-gjermani Baris Basdas, një futbollist profesionist i Yeni Malatyaspor, një klub në divizionin e dytë turk, u plagos rëndë në këmbë pasi u hodh nga kati i dytë i një ndërtese për të shpëtuar nga tërmeti me magnitudë 7.8 që tronditi Turqinë dhe Sirinë. në orët e para të së hënës.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Malatya të Turqisë dhe është raportuar nga Serdar Topcu, agjenti i futbollistit 33-vjeçar . “Të gjithë janë shumë të frikësuar për jetën e tyre. Është një situatë e tmerrshme. Ka mijëra të vdekur”, tha ai.