-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është “Big Brother” i Shqipërisë? Gazeta gjermane: “Syri” i krimit kontrollon policinë

Kryesoret

Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe kamerave që vendosën kriminelët në cdo cep, rrugiçë, rrugë apo kryqëzim për të kontrolluar policinë dhe rivalët, të quajtur “Big Brother”.

Në artikull shkruhet se klanet e bandave kanë “epërsi teknologjike” kundrejt policisë.

“Edhe në Ballkan, kamerat e vëzhgimit kanë qenë prej kohësh një fenomen i njohur. Mirëpo, këtij fenomeni në Shqipëri i erdhi fundi pas një aksioni policor për çmontimin e tyre.

Këto kamera të montuara ilegalisht në rrugët e Shqipërisë, po ngrenë pyetjen se kush është “Big Brother” i 2.8 milionë banorëve. Këto kamera janë instaluar nga klane të fuqishëm, shpesh edhe rivale, monitorojnë njëri-tjetrin, por edhe policinë.

Policia çmontoi më shumë se 220 kamera të paligjshme vetëm në kryeqytet. Kjo ngjarje shkaktoi bujë dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e të dhënave në Shqipëri” thuhet në shkrim.

“Epërsia teknologjike e grupeve kriminale” në krahasim me shtetin është “shumë flagrante”, thotë Erida Skendaj, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Tiranë.

Pra në Shqipëri grabitësit monitorojnë autoritetet? “Me kamera dhe dronë, bandat e drogës mund të monitorojnë plantacionet, pronat dhe lagjet shumë më lirë dhe me efektivitet sesa nga rojet dhe shërbimet e sigurisë.

Kamerat janë vënë nga klanet e mafies për të monitoruar policinë” thuhet mes të tjerash në artikull.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit