Amos nuk kishte biletë vajte-ardhje. Ai u shpreh në studio se i erdhi keq që u largua nga disa njerëz që i kishte të afërt dhe u largua nga disa të tjerë që nuk i kishte.
Ai shtoi se ky rrugëtim ishte pak i vështirë, duke qenë se është natyrë e rezervuar. Amos tha se gjëja që e penalizoi ishin shakatë, që ai i cilësoi si humor i zi.
Ky i fundit sqaroi edhe një koment fyes që ka bërë ndaj Kiarës.
Arbër: Publiku ka qenë i shqetësuar për atë deklaratë të Amosit. Ty të ka penalizuar, kjo gjëja që ti quan “shaka”. Kjo e Kiarës, i vuri kapakun.
Amos: Askush nuk është perfekt. Nga nervozizmi njeriu edhe mund të gabojë.
Arbër: Një nga arsyet pse ti sot je jashtë, është kjo. Fakti që dikush tjetër ofendon, nuk justifikon veprimin tënd.
Zhaklin: Ki pak më kujdes me gjërat që thua. Pa justifikuar asgjë,secili mban përgjegjësi për gjërat që thotë.
Amos: Nëse unë jam keqkuptuar, kërkoj ndjesë. Çdo gjë ka qenë në kuadër të humorit.
Arbër: Më mirë të mos e shohim videon këtu.
Zhaklin: Është një fjalë që e përdorin për vajzat…