-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prag tragjedie! Zbulohet shkaku përse u këput ashensori në Tiranë

Kryesoret

Prag tragjedie në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme një ashensor në një pallat në zonën e Unazës së Re në rrugën “Aleksandri i Madh” u këput duke rënë nga kati i pesë. Fillimisht policia deklaroi se brenda kishte qenë një çift që shpëtuan me lëndime të lehta.

Në vijim, policia thotë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor nuk ishin dy, por kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona.

Dy personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit