Ditën e djeshme një tërmet i madh 7.8 ballë ka goditur Turqinë duke shkaktuar 4,372 të vdekur dhe 15,834 të plagosur ndërsa janë shembur qindra ndërtesa.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit.
Së fundmi në media po qarkullon një video ku shihet aksioni për shpëtimin e një fëmije të cilit i kishte mbetur vetëm një këmbë jashtë rrënojave.
Kështu u gjet një fëmijë i identifikuar si Ahmed nën rrënojat e shtëpisë së tij në fshatin Qatma në veri të Alepos, Siri. Forcat e kërkim shpëtimit shkuan menjëherë atje dhe arritën ta shpëtonin.