-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aplikacioni “Aktivisti”, Meta: Rama po i bën presion administratës

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konference për mediat foli për publikimit të të dhënave të aplikacionit “Aktivisti”.

Përdorimi antikushtetues i shtetit për qëllime tërësisht elektorale nga ana e Kryeministrit është një dëshmi serioze dhe skandaloze e degradimit, e kompromentimit dhe e shkallmimit të reformës dhe meritokracisë në administratën publike.

Një vit pas skandalit të patronazhistëve, vjedhjes së të dhënave personale nga Regjistri Publik Shtetëror dhe keqpërdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, një tjetër skandal ka shpërthyer me të ashtuquajturin aplikacioni “Aktivisti” në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Mijëra punonjës të administratës publike, në shkelje të Kushtetutës e të ligjeve, si dhe në dhunim flagrant të lirive dhe të drejtave të tyre, janë detyruar nëpërmjet presioneve dhe shantazhit të bëhen pjesë e këtij aplikacioni që monitoron like-t, komentet dhe share në rrjetet sociale të postimeve të Edi Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë.

Skandali bëhet edhe më i madh kur zbulohen se pjesë e listës së aplikacionit janë të paktën 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë, anëtarë të KLP, KLGJ, SPAK dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në Tiranë dhe qarqe, mjekë, infermierë dhe mësues, punonjës të tatimeve, doganave etj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit