Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi u kapën duke vjedhur në një objekt fetar.
Sipas policisë, në pranga janë vendosur R.L., K.A. dhe I.P. banues në fshatin Pojan në Maliq.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona kanë vjedhur një shumë parash në një kishë në fshatin Lajthizë në zonën e Pustecit.