Tashmë lidhja Sali Berisha dhe Luiz Ejlli, më ish Kryeministrin që e uron për dasmën false në Big Brother apo që tenton të marrë pak nga popullariteti i personazhit të njohur të showbizzit në këto momente, në PD po tentojnë të bëjnë edhe politikë ‘të madhe’.
Së fundmi anëtari i Kryesisë së PD-së së Berishës, Grigels Muçollari, thotë se rritja e popullaritetit të Luiz Ejllit në Big Brother ka vendosur në alert Qeverinë, për shkak të shfaqjes së pëlqimit të tij për Berishën.
Madje Muçollari thotë se nga informacione të sigurta, rrjetet të caktuara të qeverisë dhe Erion Veliaj ka ndikuar për futjen e një konkurrenti që është i njohur nga opinioni publik për kundërshtitë dhe fjalorin e tij vulgare ndaj Partisë Demokratike dhe kryetarit të PD.
“Sipas informacioneve të mija të sigurta, ka gati 2 jave që ‘fugët e qeverisë’ janë vendosur në alert nga popullariteti në rritje i Luzit në Big Brother. Ky personazh për shkak të shfaqjes së pëlqimit të tij për Kryetarin e PD Sali Berisha.
Ky është kthyer në një shqetësim qeveritar dhe kanë filluar mjetet e reagimit duke rritur presionet ndaj Top Channel, ku nga informacionet e sigurta që kam rrjetet të caktuara të qeverisë dhe Erion Veliaj ka ndikuar për futjen e një konkurrenti që është i njohur nga opinioni publik për kundërshtitë dhe fjalorin e tij vulgare ndaj Partisë Demokratike dhe kryetarit të PD.
Pra qeveria ka arritur deri në këtë pikë të ndikojë në një program argëtues për të futur një personazh të caktuar ka për qëllim uljen e personazhit që ka simpati për Sali Berishën dhe patjetër goditjen e opozitës qoftë dhe personazhit që simpatizon kryetarin e Partisë Demokratike”, thotë anëtari i Kryesisë së PD.